Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot

schedule15:28 - 10 Maj, 2022

schedule 15:28 - 10 Maj, 2022

Bordi i Transparencës ka vendosur për çmimet e reja të naftës dhe benzinës duke filluar nga pasditja e sotme. Krahasuar me më parë, çmimi i naftës ësht ulur me 5 lekë/ litër, kurse i benzinës me 3 lekë/ litër. Mësohet se nga sot, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, një litër naftë do të shitet me 232 lekë, kurse një liter benzinë me 224 lekë.

Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 100 lekë për litër, me përjashtim të atij që përdoret për gatim, të cilit do t’i zbritet akciza.

Bordi vendosi çmimet:

232 Lekë/litri për gazoilin;
224 Lekë/litri për benzinën;
100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!