Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Pra Zhukri edhe pse fillimisht dha dorëheqjen nga çështja e cila nuk iu pranua, sërish do të gjykojë çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës.
Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Partia Demokratike pak para Berishës, dërgoi në Gjykatë ndryshimet kushtetues./abcnews.al/