Ndërron jetë 37-vjeçari polak në Sarandë, dyshimet e para

schedule18:33 - 25 Korrik, 2022

schedule 18:33 - 25 Korrik, 2022

Një 37-vjeçar polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:50 në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/