Një aksident i ndodhur paraditen e sotme në Durrës ka rezultuar tragjik për një 45-vjeçar.
Sipas policisë ai ka qenë duke drejtuar një motoçikletë dhe pasi ka humbur kontrollin e saj ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar në spitalin e Durrësit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
“Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al