Mjekja pediatre në Sarandë rezulton pozitive me koronavirus

schedule21:27 - 7 Tetor, 2020

schedule 21:27 - 7 Tetor, 2020

Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës ka rezultuar pozitive me Covid 19. Ajo është karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime për gazetaren e ABC News Silvi Sulaj, bëjnë me dije se familjarët e saj kanë rezultuar negativ, por tashmë po qëndrojnë të izoluar në banesë.

Gjithashtu janë izoluar në banesë edhe 3 infermiere të Pediatrisë, sepse pavarësisht se rezultuan negative ato do të ritestohen.

Në Qendrën Shëndetësore janë bërë dezifektime dhe konsultat tashmë do të vazhdojnë normalisht tek mjekët e tjerë pediatër./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!