Merr flakë servisi i celularëve në një pallat 7-katësh në Sarandë

schedule20:41 - 15 Qershor, 2020

schedule 20:41 - 15 Qershor, 2020

Një servis pajisjesh telefonike në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës ka marrë flakë. Servisi i përfshirë në flakët ndodhej në katin e parë të një pallati 7 katësh.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.

Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.

Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!