Mbytet një person në Palasë të Himarës

schedule09:19 - 30 Qershor, 2022

schedule 09:19 - 30 Qershor, 2022

Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhi e Palasës. Policia bën të ditur se ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.

“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/abcnews.al/