Një e moshuar është mbytur në liqenin e Butrintit. Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si V. B., rreth 70 vjeçe.
E moshuar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në vendin e quajtur Manastiri”, Ksamil. Sakaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al