Mbërrin në Prokurori dosja për ngjarjen horror në Kombinat

schedule13:35 - 6 Korrik, 2020

schedule 13:35 - 6 Korrik, 2020

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për ngjarjen horror në Kombinat  për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Moskallëzim krimi”.

Akuza e moskallëzimit të krimit është referuar për Blertën, por prokuroria nuk ka regjistruar emër konkret për asnjërën prej tyre, pasi dyshimet janë se mund të ketë pasur persona të tjerë që i kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Organi i akuzës po heton të gjithë personat qe mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në dëshminë e të mbijetuarës së tragjedisë Blerta Josifi të zbardhur ekskluzivisht nga gazetarja e ABC News Xhensila Kodra dalin detaje mbi rrugëtimin e tyre, që i çoi më pas drejt fundit tragjik.

LEXO EDHE: Boshatiset dhoma e horrorit në Tiranë, çfarë nxorën zjarrfikësit nga banesa

Blerta ka treguar se fillimisht kanë qenë pjesë e një sekti të dyshimtë dhe janë shkëputur prej tyre 16 vite më parë, për t’iu bashkuar më pas Kishës Ungjillore në kryeqytet.

Sipas Blertës, para se qëndronte pa ngrënë, Anisa i ka shprehur asaj dhe nënës së tyre se po pushtohej nga kriza nervore dhe demonë të ndryshëm.

Më pas, pas 52 ditësh pa ngrënë, ajo ka ndërruar jetë në Mars të vitit të kaluar. Ndërsa ajo bashkë me nënën kanë nisur “agjërimin” nga ushqimi marsin e këtij viti, dhe ditën ku policia shkoi në shtëpinë e tyre kishin plot 45 ditë pa ngrënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!