Mbërrijnë në Shqipëri 7 mijë doza Pfizer

schedule20:59 - 12 Prill, 2021

schedule 20:59 - 12 Prill, 2021

Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 7020 doza të tjera nga Pfizer në bazë të marrëveshjes me Shqipërinë. Ndryshe nga herët e tjera, sonte për të pritur vaksinat nuk kanë qenë as kryeministri dhe as ministrat Ahmetaj me Manastirliun.

Edi Rama është mjaftuar me një postim në Facebook ku shkruan se ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë dhe se më e mira është e gjitha përpara nesh.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund. Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë!

Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike.

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë” shkruan Edi Rama. Pfizer ishte e parë që injektua në Shqipëri, më pas erdhi AstraZeneca, ndërsa vaksinimi masiv po vijon më Sinovac./ db/ Abcnews.al