Tirana ka vendosur përfundimisht për atë që do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Presidenti Refik Halili është bindur nga Emanuel Egbo, i cili fillimisht nuk dëshironte ta drejtonte ekipin bardheblu. Pas ndeshjes së fituar me Partizanin në derbi ai e tha hapur diçka të tillë.
Gjithsesi, me fitoret e marra me Flamurtarin dhe Laçin, ai ndryshoi mendje dhe në një bisedë që ka pasur me presidentin Halili, e ka pranuar stolin e bardhebluve. Klubi i Tiranës nga ana tjetër pritet të dalë edhe me një njoftim për diçka të tillë.
Egbo ishte zgjidhja më e mirë për momentin. Drejtuesit e klubi janë munduar të shmangin alternativat nga jashtë vendit, pasi nuk donin të eksperimentonin. Me Ilir Dajën të paarritshëm, Egbo u konsiderua zgjidhja e duhur. /abcnews.al