LETRA/ Marrëveshja sekrete, Albin Kurti kërkon shkarkimin e Hashim Thaçit

schedule12:13 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:13 - 26 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ndër të tjera në shkresë theksohet se përmes kësaj marrëveshjeje në atë kohë, kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, transferoi te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.

Ndërsa në opinionin e tij Kurti shkruan se duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat e Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon nisjen e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikës së Kosovës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!