Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ratifikoi unanimisht Protokollin për anëtarësimin në NATO. Protokolli për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior, u miratua me 114 vota pro dhe asnjë kundër në Kuvend.
Me këtë përfundon rruga e gjatë e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO. Tani pritet që Spanja ta ratifikojë Protokollin dhe Maqedonia në mënyrë të plotë ta përfundojë procedurën dhe të bëhet vendi i 30-të në NATO./abcnews.al