Makina përplas për vdekje çiklisten në aksin Fier-Vlorë, një tjetër i plagosur rëndë

schedule15:54 - 1 Nëntor, 2022

schedule 15:54 - 1 Nëntor, 2022

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Vlorë.

Një makinë ka përplasur dy çiklistë francezë, të cilët ishin duke lëvizur në afërsi të fshatit Bestrovë të Vlorë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën turistja franceze,  ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç  ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burimet bëjnë me dije se turistët francezë kanë qenë burrë dhe grua, dhe kanë qenë duke eksploruar vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!