Dosja “Toyota Yaris”, Lulzim Basha mbërrin në SPAK, pritet të pyetet nga prokurorët belgë

schedule16:43 - 10 Shkurt, 2022

schedule 16:43 - 10 Shkurt, 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. ABC mëson se kreu i PD pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Çështja Tyota Yaris

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!