Lirohet nga qelia Ramazan Rraja, gjykata në Bruksel vendos “detyrim paraqitje”

schedule13:59 - 28 Maj, 2021

schedule 13:59 - 28 Maj, 2021

Ramazan Rraja,  nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja është liruar nga qelia me vendim të gjykatës belge një ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha në ABC. Hoxha tha se gjykata në Bruksel ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.

Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, kushëri, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës ishin mes 6 shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë për trafik kokaine në dhjetor të vitit 2020. Operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarët  u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. /mv.abcnews.al