Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ramazan Rraja me celular në qeli/ Sekuestrohet telefoni në burgun e Fushë Krujës, i dorëzohet SPAK për ekspertizë

schedule11:20 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:20 - 24 Gusht, 2026

Një apart celular që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës, i dënuar me 9 vite burg, u gjet gjatë kontrolleve në burgun e Fushë Krujës këtë të hënë.

Kontrollet kanë nisur që prej mëngjesit dhe vijojnë ende, me qëllim gjetjen e sendeve të tjera të paligjshme që mund të jenë futur brenda institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, në favor të të paraburgosurve ose të dënuarve.

Aparati celular i është përcjellë Prokurorisë së Posaccme , në mënyrë që të ekspertohet në laboratorin digjital. Fillimisht për të vërtetuar nëse celulari i përket Ramazan Rrajës por edhe për të zbërthyer telefonatat apo bisedat që ai ka bërë me persona të ndryshëm.



Ramazan Rraja është dënuar nga Gjykata e Posaccme me 9 vite burgim , dënim i cili është reduktuar në 6 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai u gjet fajtor për përfshirjen e tij në atentatin e 1 nëntorit të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Andi Maloku, ndërsa të plagosur ish prokurori i Durrësit njëherësh deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoj si dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

Ai gjithashtu është dënuar me 12 vite burg në mungesë nga drejtësia belge për trafik kokaine, në kuadër të një grupi kriminal. Rraja u arrestua në prill të vitit 2023 në një lokal në zonën e Fushë Krujës, pasi ishte shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!