Lindita Nikolla zgjidhet zyrtarisht kryetare e Kuvendit

schedule18:28 - 10 Shtator, 2021

schedule 18:28 - 10 Shtator, 2021

Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit.  Ajo ka marrë  79 vota pro, ndërsa 4 vota kanë shkuar kundër saj.

Kujtojmë që shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua pa votuar.

Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.

LSI ka deklaruar votën kundër zgjedhjes së Nikollës. Në procesin e votimit nuk mori pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pasi bëri betimin si deputet zgjodhi të largohej nga seanca.

Procesi i votimit solli edhe një përplasje mes demokratëve dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, me qese në dorë u ul të mblidhte fletët e grisura të deputetëve të PD. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!