Lerda e Daja ndryshojnë sulmin, formacionet zyrtare

schedule14:08 - 24 Tetor, 2019

schedule 14:08 - 24 Tetor, 2019

Partizani dhe Skënderbeu janë gati të zbresin në fushën e blertë dhe trajnerët Franco Lerda dhe Ilir Daja kanë zgjedhur lojtarët titullarë. Të kuqtë nuk kanë Solomon dhe në sulm do të luajnë treshja Çinari-Bardhi-Asani. Mbrojtja është e njëjta, me Malën në të djathtë. Në mesfushë nuk luan Kote, pasi është tërhequr në qendër Ëilliam Corderio.

Skënderbeu ndërkohë vijon të ketë probleme me dëmtimet dhe në mbrojtje luan sërish Bruno Dita. Essien është risia në mesfushë, kurse në sulm Otto John. Më poshtë ju sjellim formacionet e të dyja ekipeve, të plota.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E enjte, më 14 tetor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Selman Stërmasi
“, Tiranë

PARTIZANI-SKËNDERBEU

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: Franco Lerda

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Essien, Ndecky, Bregu, Otto John. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ergin Doda, Arbër Zalla, Orlando Kuka

/abcnews.al