Lëndë plasëse marketit në Kamzë, vetëm dëme materiale

schedule08:33 - 8 Mars, 2023

schedule 08:33 - 8 Mars, 2023

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer dhe ka dëmtuar vetrata anësore të një marketi në Kamëz.

Sipas burimeve lënda plasëse është vendosur në marketin në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish president i klubit Kamzë.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.r.t/abcnews.al