Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule21:24 - 24 Shtator, 2020

schedule 21:24 - 24 Shtator, 2020

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. IGJEUM njofton se tërmeti me magnitudë 4.2 kishte epiqendrën 5 km në veri-perendim të qytetit te Belshit. Sipas një njoftimi paraprak të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, lëkundja është regjistruar në orën 21:21.

“Informacion paraprak: Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh”, thuhet në njoftim.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend edhe përgjatë orëve të pasdites së sotme.

Sipas të dhënave të fundit lëkundja ka qenë 3.5 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!