Kuvendi i PS-së, Meta njofton konferencë urgjente për shtyp

schedule12:25 - 9 Prill, 2022

schedule 12:25 - 9 Prill, 2022

Presidenti i Republikës do të mbajë pasditen e së shtunës një konferencë për shtyp gjatë së cilës njofton se do të jetë i hapur për pyetje.

Në një postim, kreu i shtetit njofton ndjekësit e tij në mediat sociale se në respekt të tyre por edhe të delegatëve të Kongresit të PS-së, do të flasë sot në konferencë në përgjigje ndaj atyre që i cilëson si “shpifje të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve.”

Reagimi vjen pasi kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur më herët gjatë ditës se vendit i duhet në krye të shtetit një figurë që “shëron plagë dhe jo një president që kalon banaqeve dhe gjysmë i dehur.”

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi Tedi Blushi e cilësoi deklaratën një sulm mbi figurën e presidentit “me shpifje të denja për një rrugaç.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!