Krimet e Rënda lenë në burg Blendi Tetën, akuzohet për eliminimin e Santjago Malkos

schedule11:16 - 1 Nëntor, 2019

schedule 11:16 - 1 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos masë sigurie Arrest në burg për Blendi Teta.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se më herët gjykata e penale e Tiranës kishte caktuar të njëjtë masë sigurie por, pas shpalljes moskopetencë nga porkuroria Tirënës atëherë dosja i kaloi për kopetëncë te Gjykata e Krimeve të Rënda, duke u shtuar akuzën e krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Krimet e rënda kishin caktuar më parë edhe për 8 anëtarët e tjerë të grupit Arrest me burg. Vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltion Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni “DOQJA i Vlorës”.

Ata akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht në zonën e Porcelanit në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!