Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme gjermane, citon agjencia e lajmeve Reuters.
Nuk është e qartë nëse dikush u vra apo u plagos në sulm, shkruan BBC.
Taras Mishçenko gazetar në medien Mezha shkruan se edhe pse konsullata ishte vendosur në ndërtesë, ajo nuk ka funksionuar që nga muaji shkurt.
In fact, the German consulate was located in this office, but it has not been working since February, and there is no office of the EU mission to Ukraine near the pedestrian bridge, there are no offices there at all, only the philharmonic.
— Taras (@tarasmi) October 10, 2022
Prej mëngjesit të sotëm kryeqyteti ukrainas ka qenë pre e sulmeve raketore nga Rusia.
Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 10 viktima dhe 60 të plagosur./Abcnews.al/

