Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të gjobisë kompanitë tregtare të plehrave kimike.
Konkretisht është vendosur gjobitje ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, si dhe ÇAÇA SHPK për mos zbatimin e masës së përkohshme marrë “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore”.
Komisioni i Konkurrencës argumenton se referuar analizës së evidencave indirekte në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve, këto kompani kanë bërë rritje të njëkohshme dhe në mënyrë të menjëhershme të çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet nga ndërmarrjet Agro Blend SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK, bie në kundërshtim me nenin 4.
Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi.
VENDIMI:
I. Mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK.
II. Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
III. Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
IV. Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
V. Monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi. VI. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.
/abcnews.al/