Të treja, lidhje me Italinë: Koronavirusi “prek” Austrinë, Kroacinë dhe Zvicrën

schedule16:53 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:53 - 25 Shkurt, 2020

Pas Kroacisë dhe Austrisë, është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Zvicër. Autoritetet njoftuan se personi që ka rezultuar pozitiv është nga qyteti i Ticinos, në kufi me Italinë.

Gjithashtu, në Spanjë është konfirmuar rasti i katërt me koronavirus. Tre rastet e mëparshme kanë qenë shtetas të huaj, kurse ky është rasti i parë që bëhet fjalë për një shtetas spanjoll, shkruan abcnews.al.

Gjatë mesditës është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Kroaci. Rasti u konfirmua nga kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha se i riu është futur në karantinë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros konfirmoi se i riu kishte ndejtur gjatë datave 19-21 shkurt në Milano.

“Pacienti është në spitalin e Zagrebit duke u kuruar tek reparti i sëmundjeve infektive. Bëhet fjalë për një djal të ri, i cili është i izoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore për momentin”, tha kreu i qeverisë kroate, në një konferencë për shtyp. /abcnews.al