Konfirmohet pozitiv me Covid-19 mjeku kirurg në Berat, shtrohet me urgjencë tek Infektivi

schedule13:26 - 4 Gusht, 2020

schedule 13:26 - 4 Gusht, 2020

Një mjek kirurg në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se mjeku i moshës 40-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.

Gjendja e tij është përkeqësuar për shkak se ai vuan edhe nga diabeti.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kane dezinfektuar Repartin e Kirurgjise ne Spitalin e Beratit.

Ndërkohë stafi mjekësor në repartin e kirurgjisë tashmë janë në pritje të tamponit./abcnews.al