Konfirmohen 68 raste të reja me koronavirus

schedule16:21 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:21 - 22 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Po ashtu sipas Ministrisë 3 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim në dy spitalet Covid.

Lexo edhe: Tre persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 120 numri i viktimave

Ndërsa 66 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste Aktive 1775
Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)