Komiteti Teknik merr vendimin për orën policore, Rakacolli: Maturat të fillojnë mësimin në shkolla

schedule14:52 - 31 Mars, 2021

schedule 14:52 - 31 Mars, 2021

Masat kufizuese do të mbeten në fuqi deri në një afat të pacaktuar ndërkohë që maturantët do të kthehen në shkolla. Njoftimi është bërë me dije nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Rakacolli u shpreh se duke parë rezultatet e deritanishme, situata duket e qëndrueshme por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 20:00, me përjashtim të shërbimit delivery. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor si dhe do të mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe, deri në vlerësimin e dytë të gjithë masave nga Komiteti i Ekspertëve.

“Duke u bazuar në shifrat dhe analizën e shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra mendojmë që situate është e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës. Por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të marrë masa për të liruar situatën.

 

Prandaj mendojmë që masat e lëna për t’u rishikuar në mbledhjen paraardhëse të rishikohen në atë afat. Në grupmoshën 15-20-vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet te arsimtarët, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do kushtëzohet nga një monitorim i kujdessshëm. Maturat duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj siç është ora policore. Do të vazhdojnë baret dhe restorantet me të njëjtin orar dhe mësimi do të vazhdojë online për pjesët e tjera të sistemit arsimor dhe fluturimet me Britaninë do jenë të mbyllura“, tha Rakacolli./mv.abcnews.al