Komiteti Teknik i Ekspertëve: Miratohet doza e tretë, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç

schedule14:08 - 22 Tetor, 2021

schedule 14:08 - 22 Tetor, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një mbledhje të sotme ka vendosur që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.

Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grup moshës për vaksinimin +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

“Komiteti i Ekspertëve vendos që personat që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë. Që nga data 1 nëntor. Fëmijët që janë 16 plus do ftohen për vaksinim.” tha Mira Rakacolli.

Ndërkohë masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, nuk do të ndryshojnë. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme. Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pavarësisht se në vend ka një përkeqësim të shifrave me infektimet, nuk është para e nevojshme për të ndryshuar masat shtrënguese.

“Niveli i masave shtrënguese do mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen tek zbatimi i masave dhe kështu nuk ka vend për shtrëngime të mëtejshme” tha Mira Rakacolli.

Ekspertët kanë bërë thirrje edhe një herë që qytetarët të vaksinohen si dhe të ruajnë distancën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!