Jep dorëheqjen para vettingut gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni: Sistemi i drejtësisë në kolaps

schedule12:27 - 21 Korrik, 2020

schedule 12:27 - 21 Korrik, 2020

Në mes të procesit të hetimit nga vettingu, Gjin Gjoni vendos të largohet nga sistemi i drejtësië.

Ai ka dorëzuar dorëheqjen nga Gjykata e Apelit dhe Kolegji Zgjedhor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, me pretendimin e se nuk ka besim se vettingu do të vendosë në mënyrë të drejtë.

Në shkresën e siguruar nga abcnews.al Gjoni ngre akuza ndaj organeve të vettingut, duke deklaruar se mund ta kalosh atë vetëm nëse i shërben politikës.

“Prej 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit, në çdo vendim i jam nënshtruar vetëm interesave të Republikës dhe bindjes time të brendshme për të dhënë drejtësi i pandikuar nga askush, qofshin banditë, politikanë gansterë apo qytetarë me lidhje të fuqishme.

Kam ditur t’i qëndroj me profesionalizëm këtij presioni edhe kur në vendimet e mia gjyqësore u dënuar e gjithë nomeklatura politike, grupet më të rrezikshme kriminale dhe individë me pushtet politik. Fëmijët, nipërit apo mbesat e tyre sot janë në drejtimin e shtetit, si zyrtarët më të lartë”, shkruan Gjoni.

Ai thotë se sistemi i drejtësisë është në kolaps, ndërsa shton se shumë kolegë të tij janë flakur nga sistemi i drejtësisë vetëm se nuk i do partia.

Ndërkohë sipas tij ata që janë kanë shkelur ligjet e kanë kaluar këtë proces për shkak të mbështetjes politike.

“Por prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps, lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse shërbëtor i politikës, nëse vulos dhe firmos pa menduar, pa lexuar dhe pa iu nënshtruar ligjit dhe kushtetutës e kalon, nëse je shpallur armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë.

Shumë kolegë të nderuar nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të krimit të organizuar janë flakur nga sistemi vetëm sepse nuk i do partia ndërkohë që shumë të tjerë kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në ushtrimin e funksionit të tyre

Për këto arsye kërkoj të heq dorë në mënyrë të parevokushme nga statusi i gjyqtarit, dhe njëkohësisht dhe Gjyqtar i Gjykatës së Apelit, dhe për rrjedhojë edhe të anëtarit të Kolegjit Zgjedhor”, shkruan Gjoni.

Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!