Largimi i parë zyrtar te Tirana. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dorian Kërçiku, pas 6.5 vitesh largohet nga bardheblutë. Vetë lojtari e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se e ka kërkuar vetë largimin nga Tirana.
“Përshëndetje miq, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve”, shkruan Kërçiku.
Këtë sezon ai kishte pak hapësira, pasi është preferuar më së shumti Kristi Vangjeli fillimisht, kurse javët e fundit ka luajtur Albi Doka në linjën e djathtë të prapavijës. Mbetet të shihet se cila do jetë skuadra e re e Kërçikut. /abcnews.al