Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dalë nga SPAK pasi u mor në pyetje për disa orë në lidhje me rrugën Kardhiq-Delvinë. Me të dalë nga godina e SPAK, Qato tha për gazetarët se ishte pyetur si person në dijeni në lidhje me tenderin e bujshëm, për të cilin pati shumë akuza.
Gjithçka nisi pas kallëzimit të kompanisë Gjoka, e cila pretendon se u përjashtua nga tenderi.
Qato hyri në SPAK i shoqëruar nga avokati i saj Vladimir Meçe. Ish-drejtuesja duhet të japë llogari tani edhe pas raportit të KLSH mbi këtë tender. /abcnews.al