Infektohet me koronavirus zyrtari i PD

schedule12:14 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:14 - 11 Korrik, 2020

Konfirmohet me koronavirus kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Caushi. Abcnews.al mëson se Caushi ka 10 dite me temperaturë e kollë.

Kreu i PD i është nënshtruat testit për Covid-19 dy ditë më parë dhe ka rezultuar pozitiv. Caushi po mjekohet në shtëpi, ndërsa ditën e sotme gjendja e tij është përmirësuar.

LEXO EDHE: Rekord tragjik, 4 të vdekur dhe 93 raste të reja me koronavirus

Sot u shënua bilanci më tragjik nga koronavirusi në vend që prej shpërthimit të pandemisë. Katër persona humbën jetën te spitali Infektiv, ndërsa u konfirmuan edhe 93 raste të reja me të infektuar. /abcnews.al