Infektivi plot, “Sanatoriumi” bëhet gati si spital “Covid2”

schedule11:48 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:48 - 14 Korrik, 2020

Kanë nisur përgatitjet për hapjen e spitalit “Shefqet Ndroqi” si “Covid2” dhe duket se numri i lartë i të prekurve ditët e fundit e ka përshpejtuar këtë proces.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Ajgena Korbi për abcnews.al, një autombulancë e këtij spitali ka mbërritur tek dera e Infektivit duke sjellë një pacient nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili dyshohet se ishte me koronavirus.

Pritet qe me hapjen e “Shefqet Ndroqit” si spital “Covid2” pacientët e shtruar tek ai të transferohen tek Kirurgjia.

Lexo edhe: 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata shumë kritike tek Infektivi

Jashtë Infektivit është edhe një respirator, një mjet mjaft i nevojshëm për spitalet e vendit në kohën kur numri i të prekurve rritet nga dita në ditë.

ISHP konfirmoi se deri më sot tek Infektivi janë të shtruar 90 persona, ku 10 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 5 prej tyre janë të intubuar.

Deri më tani nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 97 persona, ku 2 prej tyre u larguan nga kjo jetë sot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!