Zgjat vetëm pak minuta liria e të riut që i vendosi zjarrin drejtorisë Arsimore në Fier ditën e sotme. Ai është Indrit Alushaj 33 vjeç nga Fieri.
ABC mëson se i riu kishte marrë pjesë në portalin e arsimit por nuk kishte fituar të drejtën për të qenë pjesë e sistemit.
Humbjen e durimit dhe nervat Alushaj i ka nxjerrë duke i vendosur zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me benzinë.
Pak minuta pas ngjarjes ai është identifikuar dhe arrestuar.
Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi siguroi pamje ekskluzive nga zjarri që përfshiu godinën ku është vendosur DAR, Fier, ndërsa është mister fakti sesi një dosje ka përfunduar nga kati i dytë në hyrje të institucionit në flakë./ db/ Abcnews.al