Shkodër- Një biznes është sulmuar me lëndë plasëse në Shkodër.
Raportohet se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në lokalin e Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale).
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje./abcnews.al/