Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në vend.
Bëhet e ditur se një i ri, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz” një qytetar që po udhëtonte me motor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën e Premte dhe si pasojë e përplasjes, njoftohet se ka humbur jetën drejtuesi i motorit, A. G., 56 vjeç.
Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar nga vendngjarja por policia ka mundur ta kapë më tej. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al/

