I akuzuar për vrasjen e Indrit Çela, dërgohet për gjykim Griseldo Kusi

schedule12:58 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 4 Gusht, 2020

Gjykata e Tiranës dërgon për gjykim të pandehurin Griseldo Kusi, i akuzuar për vrasjet e Indrit Çela në 22 gusht të 2019-ës. Kusi u vetëdorëzua në polici vetëm pak muaj pasi kreu krimin në katin e parë të vilës së tij 3 katëshe, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura, avokati i tij mbrojtës kërkoi që Griseldo Kusi të gjykohet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, kërkesë kjo që nuk u pranua nga togat e zeza. Gjyqi në ngarkim të tij, pritet të nisë në Shtator, pas hedhjes së shortit për zgjedhjen e trupës gjykuese.

Të pandehur në këtë dosje janë edhe Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, si dhe babai i tij, Bujar Kusi. Babë e bir akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Po me këtë akuzë është edhe Ferdinand Bakalli. Ndërsa të pandehurit Luan Çaka dhe Ali Sula akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës. Në seancën e kësaj të marte, 6 të pandehurit kërkuan në Gjykatën e Tiranës gjykim të shkurtuar.

LEXO EDHE: Vrasja e 26 vjeçarit Indrit Çela, zbardhen dëshmitë e dy punëtorëve: E qëlloi Griseldo Kusi

Vrasja e Indrit Çelës, i cili punonte teknik kundicionori u vra në vilën e familjes Kusi verën e vitit të kaluar, pas një debate që pati me 31 vjeçarin Griseldo Kusi për tubin e shkarkimit të kondicionerit. Pas vetëdorëzimit, ai i tha policisë se vrasja ndodhi nga pakujdesia./abcnews.al