Humbin jetën 5 persona nga Covid-19 në vend

schedule17:57 - 22 Gusht, 2020

schedule 17:57 - 22 Gusht, 2020

Situata e krijuar nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga koronavirusi në spitalet Covid, duke e çuar në 245 numrin e viktimave në vend që nga shpërthimi i pandemisë.

Ministria njofton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi se janë shënuar 156 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë kryer 837 testime.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (22 Gusht 2020)
Testime totale 55272
Raste pozitive 8275
Raste të shëruara 4184
Raste Aktive 3846
Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1954
Durrës 504
Shkodër 304
Fier 195
Lezhë 164
Korçë 161
Vlorë 141
Kukës 140
Elbasan 127
Berat 68
Gjirokastër 44
Dibër 44

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!