Humbin jetën 4 persona nga koronavirusi në vend

schedule16:31 - 8 Gusht, 2020

schedule 16:31 - 8 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 4 humbje jete në spitalet Covid.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria ka njoftuar se janë konfirmuar 124 raste të reja, ndërsa janë kryer 500 testime.

LEXO EDHE: Shkon në 2 814 numri i të sëmurëve me koronavirus, 4 të vdekur

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1572
Durrës 354
Shkodër 238
Fier 105
Vlorë 102
Kukës 96
Lezhë 91
Korçë 84
Elbasan 64
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 30

/abcnews.al