Situata e krijuar nga koronavirusi në vend vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 4 humbje jete në dy spitalet Covid, duke e çuar në 254 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen një 57 vjeçar, një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë orëve të fundit është shënuar rekordi me raste të reja, ku janë konfirmuar 178 persona pozitivë. Ndërkohë, rekord është edhe shifra e testimeve të kryera. Gjatë 24 orëve janë kryer 947, nga të cilët kanë dalë 178 raste pozitivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit 81 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria informoi se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Edhe sot ministria u bëri apel qytetarëve se “nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19”.
COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)
Testime totale 57004
Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50
/abcnews.al

