Humb jetën tragjikisht 36-vjeçari në Vlorë

schedule15:41 - 21 Shtator, 2021

schedule 15:41 - 21 Shtator, 2021

Një 36-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot pas mesdite në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Skrofotinë.

Burime nga policia bën me dije se M. B., 36 vjeç, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, Vlorë dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al