Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një viktimë gjatë 24 orëve të fundit. Një 69-vjeçare nga Shkodra nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 381 testime, prej të cilëve kanë rezultuar 82 pozitive. Ndërkohë që është shënuar edhe një rritje e shtrimeve në dy spitalet Covid ku po trajtohen 123 paciente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20/abcnews.al


