Humb jetën nga koronavirusi një 58-vjeçar nga Tirana

schedule16:08 - 7 Gusht, 2020

schedule 16:08 - 7 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Po ashtu gjatë 24 orëve te fundit ministria njoftoi 135 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE: Shënohen 135 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!