Humb jetën duke bërë dush 22-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para

schedule16:55 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:55 - 4 Dhjetor, 2020

Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë në Kavajë. Abcnews.al mëson se i riu me iniciale M.F është gjetur pa shenja jete nga familjarët, ndërsa ka qenë duke bërë dush.

Familjarët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkak të një ataku kardiak. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!