Hakmarrje për atentatin e Fushë Krujës? Kapet grupi i armatosur në Lezhë. Policia: Do të kryenin vrasje

schedule13:13 - 17 Gusht, 2022

schedule 13:13 - 17 Gusht, 2022

LEZHË  –  Një atentat i mundshëm është parandaluar pas ndërhyrjes së policisë në zonën e Kunës në afërsi të Shëngjinit. Në këtë operacion policia ka pasur dyshime të forta se do të kryhej një atentat, kështu në ndihmë ka ardhur edhe FNSH e Shkodrës. Në pranga kanë rënë Nikoll Sherniku., 28 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; si dhe Flutura Berisha., 34 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Fillimisht është parë mjeti i dyshimtë tip “Toyota” i blinduar dhe i parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, personat që ishin brenda kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar Flutura Berisha. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë. Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së Flutura Berisha., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.

Në momentin e kapjes, Nikoll Sherniku. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela. Bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.  Grupi në fjalë dyshohet se i përket është pjesë e një rrjeti kriminal në zonën e Laçit.

Kujtojmë se pak kohë më parë në Fushë Krujë u vranë në një atentat mafioz Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.  Brilant Martinaj, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë Krujë,i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela. 26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush, ku autori i dyshuar ishte Brilant Martinaj. Më parë një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës. Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistolet TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti. Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash. Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.Shënjestër e atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës dyshohet të ketë qenë 22-vjeçari Brilant Martinaj, trupi i pajetë i të cilit së bashku me Besmir Hoxhën u shkrumbuan brenda automjetit me të cilin udhëtonin.Po ashtu Brilanti rezulton në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela në 5 nëntor të 2020-ës, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.

Konflikti dy vite më parë me Xhulio Prelën dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasi Prela, i cili po kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi teksa autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore. Duke menduar se ata mund të kishin nevojë për ndihmë, Prela ndaloi por u përball me plumbat nga një pistoletë TT e autorëve. Prokuroria tha se nga analiza e qelizave telefonike, ishte provuar se në vendngjarje ndodhej edhe Brilant Martinaj.

Duket se këto ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën dhe po përgatitej një hakmarrje. Megjithatë pritet që policia pas hetimeve të sqarojë të plotë se kush ishte shënjestra e radhës për tu eliminuar.

Njoftimi i policisë: 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dyshimi”.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe një automjet i blinduar.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë, me mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dyshimi”, si rezultat i të cilit është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasja F. B. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.

Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases F. B., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.

Në momentin e kapjes, shtetasi N. Sh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xh. P.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor të koduar “Dyshimi” u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– N. Sh., 28 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– F. B., 34 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/