Gruaja hidhet nga kati i nëntë në Fier, ndërron jetë rrugës për në spital

schedule11:55 - 7 Shkurt, 2020

schedule 11:55 - 7 Shkurt, 2020

Një 76 vjeçare ka rënë nga kati i nëntë i pallatit duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Nga të dhënat paraprake, policia dyshoon se gruaja është hedhur nga pallati me qëllim vetëvrasjen pasi vuante nga depresioni.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!