Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, është i infektuari më i fundit nga Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Federata Uruguaiane e Futbollit vetëm pak çaste më parë.
Kujtojmë që ish-lojtari i Barcelonës është i grumbulluar me kombëtaren e tij për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
C’è il comunicato dell’#Uruguay: #Suarez positivo al #Covid_19
E sabato c’è #AtletiBarçahttps://t.co/JBX7pWOaXX
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 16, 2020
Uruguai do të ndeshet me Brazilin ditën e nesërme dhe siç e do protokolli mjekësor, lojtarët dhe stafet teknike i nënshtrohen tamponëve një ditë para ndeshjeve.
Fatkeqësisht, Suarez rezultoi pozitiv dhe tashmë ndodhet në izolim të plotë. 33-vjeçari do të humbasë kështu dhe duelin me Messin dhe ish-shokët e tij, pasi Atletico luan kundër Barcelonës këtë të shtunë. /abcnews.al

