Gledis Nano urdhëron testin e drogës për punonjësit e policisë

schedule13:18 - 22 Nëntor, 2021

schedule 13:18 - 22 Nëntor, 2021

Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se 20 të parët jane dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse kanë përdorur, janë apo jo përdorues.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.

Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike. Sakaq, duket se Nano i ka marrë në konsideratë dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi për të verifikuar gjendjen e tyre. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!